Dea dhe Amos nuk shkuan në dasmën e Kiarës dhe Luizit/ Debat i fortë mes banorëve

Dea dhe Amos nuk shkuan në dasmën e Kiarës dhe Luizit/ Debat i fortë mes banorëve

Dea dhe Amos nuk morën pjesë në dasmën e Kiarës dhe Luizit. Ata qëndruan të ulur në kolltuk, larg të tjerëve.

Vendimi i tyre nuk u prit mirë nga Kiara dhe Luizi, por as nga Efi.

Ata shprehën zhgënjim për veprimin e tyre.

Luiz: Është e drejta e çdo kujt që të mos vijë në dasëm. Në momentin kur do vendosja unazën, e kuptova që Amos nuk ishte. Robi për respëkt dhe njerëzillëk shkon. Fundja ai ishte dëshmitar. Unë po e quaja dëshmitar të një gjëje të jashtëzakonshme. Unë nuk i kërkova asgjë, të rrinte ul, por të vinte.

Tea: Unë u vesha si në funeral, thjesht për lojë. Por, kur pash sytë e Kiarës, u tërhoqa. Po ta ktheni videon, sytë e Kiarës janë shumë të lumtur.

Luizi: Tea ishte në kuadër të lojës. Nuk ja kam bërë atë shikim Teas, prandaj.

Amos: U veshëm dhe shkuam në dasëm. Donim të ishim të pranishëm, por jo deri në atë pikë. Nuk besoj se këtu ka ndonjë gjë të keqe.

Dea: I thash Luizit që unë nuk vij. Ai më tha që nuk më konsideron si banore. Pse të shkoja unë?

Kiara: Dea ishe shumë e lumtur kur u ndanë rolet. Por, ajo dhe Amos i frynë njëri-tjetrit dhe morën këtë vendim. Fakti është që po shihnit dhe komentonin në mënyrë shumë negative.

Amos: Sa i përket komenteve, unë mendoj që Kiara nuk është e përfshirë në këtë marrëdhënie. Luizi, po. E kam parë mënyrën sesi ajo flet, qëndron me të, apo kur e puth.

Kiara: Nëse do ishe prezent Amos nuk do mendoje kështu.

Amos: Për mua është e dukshme. Me shpirt e uroj që jut e jeni me njëri-tjetrit. Por, nuk mendoj se ti ke ndjenja.

Efi: Ishit shumë të shtirur.

Amos: Jeni shumë gabim.

Luiz: Unë i thash Deas, hajde themi në dhomën e rrëfimit që të martohesh ti dhbe Amos, duke qenë se ashtu donin. Nga ana ime, ke praninë.

Dea: Nuk e dua.

Kristi: Nuk e di, pse duhet të jem unë gjithmonë prifti. Unë besoj që është e shëmtuar fakti që po krijohen dy grupe. Unë i kam dhënë komentet për çiftin Luiz-Kiara. Është e shëmtuar që po krijohen dy grupe. Unë thjesht ndoqa intuitën time dhe thash okej po shkoj në këtë dasëm. Komentet e tjera unë i kam dhënë.