“Ti shkele dinjitetin tënd”/ Debat i ashpër mes Amos dhe Armaldos

Ti shkele dinjitetin tënd/ Debat i ashpër mes Amos dhe Armaldos

Pjesë e debatit për gjestin e Armaldos u bë edhe Amos, i cili ishte kritik ndaj veprimit të tij, në sfidën e rezistencës.

Amos: Deri ku mund të shkojë njeriu, vetëm për të fituar një lojë. Dhe sa e rëndësishme është kjo lojë, kur t’i përfqasëon një elitë? Ai shkeli dinjitetin e tij, pasi ai veprim nuk mund të bëhet përpara të gjithë njerëzve. Ka shumë gjëra që na diferencojnë nga kafshët. Në ato kushte, unë nuk do ta bëja kurrë.

Armaldo: More Amos, unë institucionin e përfaqësoj me punën që bëj. Mos e përfshi këtë këtu. Unë institucionin e përfaqësoj me dinjitet dhe punë të shkëlqyer.

Amos: Luizi ka treguar se nuk ka këllqe. Ai të bëjë çfarë të bëjë, por Armaldo është njeri i arteve.

Armaldo: Po pse e lidh artin tim?

Kristi: Problemi këtu është mendimi që kishte përpara atij veprimi. Është shumë e dobët të përmendësh moralin. Këtu standarti ka zbritur në atë nivel.

Amos: Ne nuk kemi toleruar asgjë.

Kristi: Ajo që bëri Armaldo është derivat i një situate të degjeneruar që është krijuar këtu. Kemi rënë në këtë situatë këtu.