“Ditë gri do vijnë”, Kristi flet me Armaldon

“Ditë gri do vijnë”, Kristi flet me Armaldon

Kjo javë pritet të ketë debate të shumta, kjo pasi Luizi premtoi hakmarrje për grupin e Oltës, pas eliminimit të Efit.

Armaldo i cili është pozicionuar në krah të Luizit, shpesh herë bën biseda edhe me anëtarët e grupit të Oltës.

Duke folur me Kristin dhe Oltën, mes tyre nuk munguan ironitë dhe komunikimet me kode.

Kristi i tha Armaldos se në shtëpi do të vijnë ditë gri dhe për këtë të përgatitet. Maestro u shpreh se ai ka disa ditë që i bën presion, duke i thënë që do vijnë ditë të zeza.

Kristi tha se ditë gri, do të thotë që ai nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në shtëpi.