“Ishte provokim apo e vërtetë?”/ Çfarë po thurin Armaldo dhe Luizi?
19:13 - 05.02.2023

Luizi dhe Armaldo “thurën” një rreng për banorët. Ata debatuan për më shumë se një orë me njëri-tjetrin, duke folur edhe me ofendime.
Luizi i tha Armaldos se ai është njeri pa shtyllë kurrizore, është dinak dhe se “fluturon” kot.
Ndërsa Armaldo i tha atij t’i mendojë mirë fjalët që ai nxjerr nga goja.
Luizi i tha Maestros e duke u sjell kështu, ai do dalë jashtë si Ronaldo. Armaldo tha që nuk e ka problem fare të dalë, mjafton që ai të jetë i lumtur dhe të qëndrojë vetëm në këtë shtëpi.
Debati u zhvillua në prani të të gjithë banorëve, ndërsa Oltës iu bë qejfi.