“Më akuzoi se e dogja qëllimisht me vaj”, Tea për Valbonën 

Më akuzoi se e dogja qëllimisht me vaj, Tea për Valbonën 

Valbona e priti shumë keq incidentin që i ndodhi Teas, që pa dashur ajo e dogji atë me vajin e petullave.

Teska po fliste me Oltën dhe Amosin, Tea u shpreh se Valbona ka menduar sikur ai veprim ka qenë i qëllimshëm, por në fakt nuk ishte, pasi ndodhi aksidentalisht.

Tea tha që nuk është normale që ajo e akuzon për diçka të tillë. Ndonëse nuk pëlqehemi tha ajo, nuk ka arsye pse Valbona të mbajë atë qëndrim me të.

Olta dhe Amos i thanë Teas të shkojë te Valbona dhe të sqarohen për çdo keqkuptim që ato kanë. Nga ana tjetër, Olta u shpreh se nëse Valbona del nga shtëpia, banorën “marrin fund”, pasi ajo mban të gjithë shtëpinë, duke gatuar dhe pastruar.