Prova e javës/ Banorët ndahen në 2 grupe, secili duhet të bëjë 2000 petulla me miell Ola
20:25 - 05.02.2023
![Prova e javës/ Banorët ndahen në 2 grupe, secili duhet të bëjë 2000 petulla me miell Ola](https://bigbrothervip.top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/02/valbona.png)
Prova e javës e caktuar nga Vëllai i Madh konstaton në gatimin e 4 mijë petullave.
Banorët u ndanë në dy grupe, ku liderët ishin Valbona dhe Diola. Të dyja grupet duhet të bënin nga 2 mijë petulla secili.
Në zarfin që lexoi Valbona, thuhej se të gjitha petullat do të dërgohen në disa qendra sociale në Tiranë.
Në monitor u shfaq një video e Arbana Osmanit duke bërë petulla. Valbona dhe Diola u ngritën në këmbë dhe secila përzgjodhi anëtarët e grupit të tyre.