Banorët këndojnë dhe kërcejnë të gjithë bashkë
10:28 - 06.02.2023
Orët e para të mëngjesit banorët i kaluan në oborr. Vëllai i Madh vuri këngë të ndryshme, ndërsa në shtëpi u krijua një atmosferë shumë festive.
Të gjithë banorët u mblodhën në oborr për të kënduar e kërcyer bashkë.
Në qendër të skenës ishin Olta e Amos, por më pas, një vëmendje të veçantë banorët ia kushtuan edhe Maestros.
Edhe pse shpesh herë mes tyre ka patur debate, kërcimi bëri bashkë Armaldon dhe Valbonën.