Amos surprizohet nga i ati, përlotet sapo e sheh!

Amos surprizohet nga i ati, përlotet sapo e sheh!

Vëllai i Madh përgatiti një surprizë të veçantë për Amosin. Big Brother vendosi që në shtëpi të futej aktori i njohur i “Portokallisë” Rezart Veleshnja, i cili imiton babain e tij.

Moderatorja e emisionit Arbana Osmani, i tha Amosit se babai po e pret në dhomën e surprizave. Në momentin që hapi derën, Amos priste babain, por pa Rezartin.

Por, pas pak çastesh, babai i Amosit, Gjergj Zaharia hyri nga një derë dhe përqafoi të birin. Momenti mes tyre ishte shumë emocionues, ku Amos u përlot, teksa babai i tij i dha disa këshilla.