Kristi bisedon me Armaldon: “Tani nominimet duhet të jemi më të qetë”

Kristi bisedon me Armaldon: “Tani nominimet duhet të jemi më të qetë”

Hyrjet e reja në shtëpinë e Big Brother, kanë shtuar më shumë diskutimet mes banorëve për mënyrën sesi loja do të vazhdojë.

Në një bisedë mes tyre Kristi dhe Armaldo diskutojnë mënyrën sesi mund të funksionojnë nominimet javët në vazhdim.

Armaldo shprehet se tani banorët e rinj kanë të drejtën të nominojnë.

Sipas tij tani mund të jenë katër veta në nominim dhe se gjatë gjithë javës do i vendoset syri një të dobëti për ta çuar në televotim.

“Kur të vijë momenti që do të futen këmbët në një këpucë, sdo kemi më ca të bëjmë, do e kuptojmë njëri tjetrin”, vijoi ai

Banorët më të rinj të BBV do të kenë imunitet dy javët e ardhshme, por do të kenë të drejtën të nominojnë banorët e tjerë.