Luizi nuk ia bëri gati mëngjesin, Kiara mërzitet dhe mban qëndrim

Luizi nuk ia bëri gati mëngjesin, Kiara mërzitet dhe mban qëndrim

Kiara pati një debat të vogël sot me Luizin, pasi ky i fundit nuk i dërgoi mëngjesin te shtrati, ashtu siç bën çdo ditë.

Pasi u bashkua me pjesën tjetër të banorëve në oborr, Kiara shprehu hatërmbetje për neglizhencën e Luizit.

Ajo i tha atij se “ritualin” ose të mos e niste fare, ose ta çojë deri në fund. Luizi i kërkoi falje dhe e puthi pafund, një mënyrë kjo për ta “zbutur” Kiarën.

Luizi çdo mëngjes i bën gati mëngjesin Kiarës dhe ia lë te komodina. Ai u dhuron asaj çdo ditë puthje në gjumë, veprim ky që është kthyer në ritualin e përditshëm të çiftit.

Kur Kiara zgjohet dhe del në oborr, ai i përgatit një kafe nga “Lori Caffe”.