Luizi për Bledin: “Ai të presë radhën pastaj të flasë!”

Luizi për Bledin: “Ai të presë radhën pastaj të flasë!”

Mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Bledit u krijua një debat pasi ky i fundit u ankua për gërrhitjen e Luizit gjatë natës. Reagimi i Luizit ishte i prerë duke i thënë se nuk ja kishte terezinë  që në mëngjes.

Duke biseduar me Kristin dhe Oltën, Luizi shprehet i nervozuar nga sjellja e Bledit. Ai thotë se për të ai njeri nuk ekziston dhe nuk do as ta dëgjojë.

Kjo gjë shihet ndryshe nga  Olta e cila i tha Luizit se ajo preferon ti dëgjojë njerëzit dhe se nuk do të krijojë një paragjykim.

Sipas Luizit banorët po i japin rëndësi duke u shoqëruar me të në shtëpi.

Luizi: Lloji i tij, që ka ardhur me spatë në dorë, duhet të presë në radhë për të folur me mua.