Tea sqarohet me Luizin: Më do se s’bën në pjatë?

Tea sqarohet me Luizin: Më do se s'bën në pjatë?

Tea e cilësoi Luizin njeri pa dinjitet. Kjo pasi, Olta i tha asaj se Luizi kishte kërkuar ndihmë nga ajo për ta nxjerrë Tean nga shtëpia.

Sipas Teas, ai nuk ka pse kërkon ndihmë nga të tjerët nëse e dëshiron diçka të tillë. Por, Luizi i tha asaj se nuk ka kohë për të humbur për tu marrë dy herë me të njëjtin person.

Ai shtoi se ishte Olta ajo që erdhi fillimisht te ai dhe i kërkoi t’ja japë në “pjatë” Armaldon, pasi kërkon që ta nxjerrë atë jashtë shtëpisë.

Luizi tha se ata të dy bënë një “pakt”. Ai i jep Armaldon, Olta i jep Tean. Ky debat vijoi edhe në oborr, ku i pranishëm ishte edhe Maestro.

Ky i fundit e pyeti Oltën për planin e saj për ta nxjerrë atë nga shtëpia, por  Olta tha se nuk ka nevojë për ndihmën e askujt, pasi është e aftë t’i përballojë vetë gjërat.