Zarfi bardhë/ Banorët duhet të përgatisin spektakël kabare, fituesi merr 1 mijë euro

Zarfi bardhë/ Banorët duhet të përgatisin spektakël kabare, fituesi merr 1 mijë euro

Vëllai i Madh ftoi banorët të organizojnë një spektakël kabare të premten duke zgjedhur pjesët që do të performonin.

Secili mund të zgjedhë opera, këngë,  koreografi, stand up, komedi, monolog apo skeç.

Banorët mund të performojnë vetëm ose çift. Për përgatitje ata mund të kërkojnë tekste, baza muzikore, koreografi.

Performanca më e mirë do të vlerësohet nga opinionistët dhe publiku në studio.

Fituesi do të vlerësohet me 1 mijë euro.