Tea bisedon me Dean për Kiarën: I janë errur sytë!

Tea bisedon me Dean për Kiarën: I janë errur sytë!

Zgjedhja e Kiarës për të dërguar në nominim Tean, Dean dhe Oltën, ka qenë një nga temat më të diskutuara në shtëpi, që prej së martës.

Tea u shpreh se Kiara i kishte thënë se arsyeja pse e dërgoi atë në nominim ishte për shkak se ajo i përket grupit të Oltës, dhe se i duket lojtare më e fortë se Kristi.

Ajo i tha Deas se Kiara i kishte përmendur edhe “trekëndëshin” e  famshëm dhe i kishte thënë që e ka bezdisur atë me këtë situatë të krijuar.

Sipas Teas, e cila citonte fjalët e Kiarës, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mashtrimeve të saj.

Tea u shpreh se nuk e kundërshtoi Kiarën dhe se një njeri që mendon në atë mënyrë, i janë errësuar sytë nga dashuria.