Zarf/ Olta, Dea dhe Tea në konferencë për shtyp përballë banorëve

Zarf/ Olta, Dea dhe Tea në konferencë për shtyp përballë banorëve

Banorët do të përballen me një tjetër sfidë. Vëllai i Madh u dha atyre mundësinë që ata të japin konferencën e tyre të parë për shtyp.

Të gjithë banorët do të jenë në rolin e gazetarëve dhe pyetjet e tyre do u drejtohen tre vajzave që janë në nominim këtë javë, Deas, Teas dhe Oltës.

Ata do të kenë 60 minuta kohë në dispozicion për pyetjet që do t’i drejtojnë vajzave.

Konferenca do të zhvillohet në mbrëmje, në mënyrë që banorët të kenë kohën e mjaftueshme të përgatisin pyetjet e tyre.