Debati Kristi-Luizi: Ti ke frikë nga Olta!/ Luizi: Ti je frikacak! 

Debati Kristi-Luizi: Ti ke frikë nga Olta!/ Luizi: Ti je frikacak! 

Debati mes Luizit dhe Kristit, përfshiu edhe Tean, e cila tha se është e turpshme që dy djem të zgjuar dhe me botë, ta ulin nivelin e bisedës deri në atë pikë.

Luizi u shpreh se nuk po ofendon njeri, thjesht po jep mendimin e tij, në kuadër të lojës.

Sipas Teas, ndryshe nga Luizi, Kristi ka sedër në lojë. Luizi i tha Teas që sedra mbahet jashtë, jo brenda në shtëpi, kur ata janë në lojë.

Ky i fundit vijoi me ofendimet, duke i thënë Kristit se ai është lepur dhe duhet ta pranojë një gjë të tillë.

Teksa Tea dhe Armaldo i thanë që ai është frikacak, Luizi e ktheu ofendimin në auto-kritikë, duke i pranuar komentet e banorëve, ndryshe nga Kristi që ngriti zërin dhe e kundërshtoi një gjë të tillë, pasi e mori si ofendim dhe si mungesë respekti.