“Muajin e fundit do luaj”/ Nita: Nëse e ke aftësinë, pse nuk e bën tani?

Muajin e fundit do luaj/ Nita: Nëse e ke aftësinë, pse nuk e bën tani?

Që prej debatit me Luizin, kur ky i fundit i tha se meshkujt që janë marrë me të, nuk kanë pasur shije, Tea nuk ka qenë aktive sa duhet në shtëpi, të paktën krahasuar me ditët e para të nisjes së BBV.

Ajo i tha Nitës se nuk ka dëshirë të aktivizohet, sepse nuk do t’i bie në qafë askujt. Tea shtoi se ajo do e nisë lojën e saj në muajin e fundit të Big Brother.

Nita e pyeti se pse ajo nuk luan tani, duke qenë se e ka aftësinë për të luajtur. Por, sipas Teas, ajo ka dëshirë që publiku ta shohë ashtu siç është vërtetë dhe se nuk ka pse krijon situata të kota, vetëm për të qëndruar në shtëpi.

Kujtojmë se kjo e fundit, është në nominim këtë javë me Dean dhe Oltën dhe njëra prej tyre do të lërë shtëpinë.