“Ai i’a nxori planin Maestros”/ Luizi-Kristit: Ti je besnik me mua unë me ty!

Ai i'a nxori planin Maestros/ Luizi-Kristit: Ti je besnik me mua unë me ty!

Diskutimi për “besnikërinë” në lojë, krijoi debat mes Luizit, Oltës, Kristit e Armaldos, të cilët i kushtuan një hapësirë të madhe të kohës së tyre, pikërisht kësaj teme.

Luizi i tha Oltës se ajo nuk është besnike ndaj Kristit, por besnikëri sipas tij, ka treguar ai me Kristin.

Sipas Luizit, fakti që ai nuk i ka “rënë” asnjëherë Kristit, tregon besinkëri dhe respekt. Por, Olta e kundërshtoi mendimin e Luizit.

Ajo tha se pak ditë më parë, ai e etiketoi Kristin si “lepur” dhe kur përdoren epitete të tilla mes banorëve, këtu nuk ka respekt.

Luizi shtoi se Olta e mori në “qafë” Amosin, pasi nuk e la kurrë të shpehte mendimin e tij. Ai fajësoi Oltën për daljen e Amosit.