“Besnikëri është të mos i bësh dikujt komplote, të mos e godasësh”, Olta dhe Kristi sqarohen
19:42 - 12.02.2023

Marrëdhënia mes Kristit dhe Oltës, duket se është e rradhës drejt “përçarjes”. Çështja e besnikërisë e cila nisi si lojë, nuk përfundoi si e tillë, por u shoqërua me debat nga të dyja palët.
Kristi i tha Oltës se ajo po bie në “grackën” e Luizit dhe ai hedh fjalë për të provokuar dhe jo çdo gjë që ai thotë, duhet të merret seriozisht.
Sipas Oltës, ajo nuk po bie në grackën e askujt, por dy fjalë për Amosin do i thotë pasi e ndjek gjithë Shqipëria.
Ky debat, erdhi pasi Luizi i tha Oltës se ajo është fajtore për largimin e Amosit nga shtëpia.