“Duroni edhe pak”/ Armaldo- Luizit: Nëse na nxjerrin do kërkoj llogari
16:01 - 12.02.2023

Me batuta të shumta u shoqëua mëngjesi i sotëm mes Armaldos, Oltës dhe Luizit.
Armaldo u shpreh se ata të dy edhe me gërrhitjen bëjnë aleancë, pasi edhe Olta gërrhet njësoj si Luizi.
Olta tha se ajo nuk gërrhet, por thjesht ka qenë shumë e lodhur.
Luizi i tha Oltës dhe Armaldo se ai pret përgjigjen e “Vëllait të Madh”, pasi sipas tij, ai ka kërkuar të dalë nga “burgu”.
Armaldo u shpreh se do kërkoi llogari nëse plotësohet kërkesa e Luizit, pasi sipas tij, ky është dënim dhe duhet respektuar.
Luizi nuk i la pas as ironitë me Oltën. Ai i tha Oltës se ajo është besnike vetëm ndaj vetes dhe jo ndaj të tjerëve. Olta u shpreh se ajo të paktën është me veten e saj, ndryshe nga ai që as me veten e tij nuk është besnik, e jo më të jetë me banorët.