Mëngjesi i parë për banorët e rinj, ata mundohen të përshtaten
14:41 - 12.02.2023

Beati dhe Ermiona, të cilët u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother mbrëmjen e kaluar, ishin dy nga banorët që u ngritën më herët se të tjerët, mëngjesin e sotëm.
Papastërtia në shtëpi, është një nga çështjet për të cilën banorët diskutojnë më së shumti, por mesa duket edhe banorëve të rinj u ka bërë përshtypje mungesa e pastërtisë dhe parregullësia në shtëpi.
Ermiona dhe Beati sapo u ngritën nisën të pastronin kuzhinën dhe ushqimet që kishin mbetur nga mbrëmë në darkë i hodhën në kosh.
Ermiona tha se ajo nuk e duron dot pisllëkun dhe se po çmendet nga gjendja e kuzhinës.