Në shtëpi mbërrin zarfi i buxhetit, banorët gati për blerjet

Në shtëpi mbërrin zarfi i buxhetit, banorët gati për blerjet

Banorët përfituan 45 përqind të buxhetit për këtë javë. E përkthyer në para, ata kanë në dispozicion 31.500 lekë të reja, pa përfshirë Luizin, Oltën, Armaldon dhe Kristin të cilët janë “burgosur” nga Vëllai i Madh. Këta të fundit e kanë buxhetin më vete.

Në zarfin që banorët kanë në “Tirana Bank”, ndodhej edhe lista e produkteve që ata mund të porosisnin për javën.  

Banorët kanë një orë kohë për të përgatitur listën e produkteve që duan të konsumojnë gjatë javës.

Ndarja e buxhetit të javës iu ngarkua Valbonës, Kiarës dhe Deas.