Dalja nga ‘burgu’/ Bledi-Oltës: Çdo lëvizje juve ju trembte se jeni të pasigurt
18:12 - 13.02.2023

Dalja e katër banorëve nga “burgu” ka krijuar debatet e para në shtëpi. Olta dhe Bledi ishin dy nga konkurentët të cilët u përplasën me njëri-tjetrin, sapo ajo doli nga “qelia”.
Bledi i tha Oltës se nuk e kupton sesi ajo pranoi të qëndrojë në një ambient me dikë që e ka kundërshtar. Olta u shpreh se ai ishte dënim dhe se nuk kishte mundësi tjetër.
Çështja e klaustrofobisë së Oltës, ngriti dyshime te Bledi. Ky i fundit u shpreh se nuk ka pse bën sikur vuan nga klaustrofobia, kur ambienti i burgut kishte shumë hapësirë.
Biseda mes tyre zgjati për disa minuta, ndërsa Bledi gjithashtu shtoi se çdo lëvizje që ajo dhe tre banorët e tjerë bënin, i trembte ato.