Thirrja e banorëve për sensibilizimin ndaj tragjedisë së tërmetit në Turqi dhe Siri

Thirrja e banorëve për sensibilizimin ndaj tragjedisë së tërmetit në Turqi dhe Siri

Olta, Luizi, Armaldo dhe Kristi bënë thirrje për sensibilizim për mbi 41 mijë viktimat që shkaktuan dy tërmetet tragjike në kufirin turko-sirian.

Olta solli në vëmendje tërmetin që tronditi vendin tonë në 26 nëntor të vitit 2019, ku viktimë mbetën 51 persona dhe tha se është shumë e ndjeshme ndaj kësaj ngjarje, për këtë arsye, apeloi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen thirrjes për ndihmë.

Luizi nga ana tjetër u shpreh se duke marrë parasysh dramën që kaloi Shqipëria 3 vite më parë dhe faktin që populli turk na u gjend pranë për të na ndihmuar, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne me ta.

Armaldo dhe Krisit gjithashtu bënë thirrje për solidarizim.