Zarf në burg/ Vëllai i Madh i’u jep mundësinë e lirimit me kusht banorëve

Zarf në burg/ Vëllai i Madh i'u jep mundësinë e lirimit me kusht banorëve

Vëllai i Madh i dha mundësinë e lirimit me kusht, banorëve të cilët u burgosën “Prime” e së shtunës, për shkak se thyen një nga rregullat kryesore të këtij formati. Folën për nominimet.

Përmes një zarfi të bardhë, të cilën e lexoi Kristi, Vëllai i Madh vendosi që Luizi, Armaldo, Olta dhe Kristi të bashkohen me pjesën tjetër të shtëpisë dhe të dalin nga dhoma e burgut me një kusht.

Ata nuk kanë të drejtë të nominojnë të martën dhe i mohohet e drejta për të komunikuar me Vëllain e Madh përmes dhomës së rrëfimit.

Banorët mblodhën sendet personale dhe dolën nga dhoma.