Ermiona: Ç’do bëja po të mos të kisha këtu? Bledi: Do të ta pinin lëngun
22:06 - 15.02.2023
Banorët e rinj nuk po gjejnë “gjuhën” e përbashkët me banorët e vjetër. Ermiona dhe Beati nuk janë përfshirë shumë në debate gjatë këtyre ditëve qëndrimi në shtëpinë e Big Brother.
Por mesa duket, ata kanë gjetur “ngrohtësi” te banorët e rinj, Bledi, Tani e Keisi.
Ermiona po bisedonte me Bledin në dhomën e gjumit dhe i tha atij se nuk e di se çfarë do bënte në shtëpinë e Big Brother, nëse ai nuk do ishte aty.
Bledi me shaka, i tha se banorët do t’i pinin lëngun, por ajo e kundërshtoi mendimin e tij.
Ermiona i tha atij se do krijonte një “Bled” tjetër në shtëpi.