Ermiona ironizon Armaldon, banorët shkrihen së qeshuri
22:18 - 15.02.2023
Katër ditët e fundit Ermiona është përpjekur të futet në çdo bisedë dhe të përfshihet edhe në debate, për të qenë më aktive në shtëpi, por edhe për tu ambientuar me banorët e vjetër.
Teksa të gjithë ishin mbledhur në oborr, Ermiona po imitonte Armaldon, ndërsa veprimet e saj shkrinë së qeshuri pjesën më të madhe të banorëve.
Armaldo ,Olta dhe Kristi qëndruan indiferentë gjatë kësaj batute, ndërsa Maestro nuk e priti edhe aq mirë.
Ermiona tha se ajo thjesht po bën batuta për të qeshur, ndërsa “ngacmoi” edhe Kristin, që sipas saj edhe pse nuk reagon, ai i kupton shumë mirë situatat dhe shakatë.