“Je e mpirë, çfarë janë këto hipokrizi”/ Bledi kritikon Deamishel
19:25 - 15.02.2023

Deamishel ishte banorja që priti Bledin në shtëpi, kur ky i fundit u bë pjesë e këtij formati disa ditë më parë.
Ndonëse ata janë miq jashtë dhe kolegë në emisionin “E diell” në Top Channel, miqësia e tyre po “kriset” brenda shtëpisë.
Përveç faktit që Bledi, spektaklin e mbrëmjes së kaluar votoi për Dean që të dalë në nominim, ai sot e quajti atë hipokrite.
Sipas Bledit, fakti që ajo qan për Oltën apo për dikë tjetër aty brenda, tregon hipokrizi.
Dea i tha atij që emocioni është ndjenjë njerëzore dhe jo hipokrizi.