Kiara diskuton me Luizin: Këto ironi mos i bëj me mua!
17:20 - 15.02.2023

Dita e sotme nisi me ngacmime mes Luizit dhe Kiarës, kjo pasi Luizi bëri një ironi me të.
Në fakt, ai po fliste me shaka, por Kiara e mori si ironi dhe i tha atij që nëse ajo situatë do të ndodhte jashtë shtëpisë, ajo nuk do ja hapte më telefonin.
Ndonëse mbrëmja e kaluar ishte magjike për çiftin, pasi Luizi e surprizoi Kiarën me këngën që kishte bërë për të, hatërmbetjet nga ana e tyre nuk munguan sot.
Raporti i tyre herë është i ngrohtë, e herë të tjera bëhet i ndërlikuar. Dhe kjo, për shkak të ngacimeve të vogla, që Kiara nuk i “toleron”.