“Si puth në buzë”/ Luizi ofrohet t’ia tregojë Armaldos, ndërhyn Kiara
17:50 - 15.02.2023
Luizi, Armaldo dhe Kiara po bisedonin për çështje të ndryshme në dhomën e ndenjes.
Maestro dhe Luizi shkëmbyen shumë momente gazmore bashkë, kjo pasi Armaldo iu afrua atij me shaka, për ta puthur në buzë.
Luizi i tha atij të afrohet, por Armaldo foli me ironi, duke i thënë qe vetëm ai di të puthë.
Kiara nga ana tjetër, e konfirmoi mendimin e Maestros. Ajo tha se Luizi puth vërtetë shumë mirë. Teksa dy djemtë po bënin shaka me njëri-tjetrin për këtë çështje, ata u afruan për tu puthur, por Kiara hyri në mes dhe i ndau.
Armaldo dhe Kiara diskutuan edhe për spektaklin e mbrëmjes së kaluar. Maestro i tha asaj, se Luizi e ngriti shumë si artiste Valbonën dhe pas spektaklit, ai po “mburrej” pasi mbrojti atë.