“Tani jam në fije të perit”/ Armaldo bisedon me Beatin
17:57 - 15.02.2023

Armaldo komentoi lojën që ai po bën në shtëpi me banorin më të ri, Beatin. Ai i tha Beatit, se ka dy rrugë, ose do mbajë të njëjtin ritëm loje, ose do e humbasë komplet dhe do dali nga shtëpia.
Maestro u shpreh se nuk ka dëshirë të dalë. Beati i tha atij, nëse e ka ndjerë ndonjëherë faktin që mund të jetë bërë i përsëritshëm dhe se me këtë situatë, publiku mërzitet.
Armaldo tha se patjetër që e ka ndjerë, por nuk ke çfarë bën, sepse të tilla janë situatat që krijohen në shtëpi.
Ai shtoi se ata janë 24 orë brenda në shtëpi dhe në sy të publikut, disa biseda mund të jenë bërë të përsëritshme.