Dasmë kosovare në shtëpi, banorët ndajnë rolet, zgjedhin nusen dhe dhëndrin

Dasmë kosovare në shtëpi, banorët ndajnë rolet, zgjedhin nusen dhe dhëndrin

Një tjetër zarf i bardhë u dërgua në shtëpi nga Vëllai i Madh. Ditën e nesërme në shtëpi do të zhvillohet një dasmë kosovare.

Kjo dasmë do organizohet në kuadër të pavarësisë së Kosovës, ndërsa banorët do të ndajnë rolet, duke nisur nga nusja e dhëndri e deri te kryetari i Bashkisë që do kurorëzojë martesën e çiftit.

Big Brother do u sigurojë banorëve veshjet për dasmën, orkestrën e Top Channel për të gjitha këngët që ata duan të dëgjojnë e kërcejnë dhe ushqimet përgjatë ceremonisë martesore.

Banorët zgjodhën që në rolin e nuses të jetë Nita dhe dhëndri të jetë Beati.