Ermiona heq litarin, grupi i Luizit skualifikohet
19:28 - 16.02.2023

Sfida e lidhjes me litar, zgjati vetëm disa minuta. Ndonëse loja ishte e tillë, që dy grupet duhet të qëndronin 24 orë lidhur me njëri-tjetrin, në fakt zgjati vetëm pak minuta.
Ermiona, pjesë e grupit të Luizit, e shkëputi litarin pasi mendoi që loja akoma nuk kishte nisur. Grupi i Oltës i tha grupit tjetër që ata janë të skualifikuar, pasi Ermiona hoqi dorë menjëherë nga loja.
Sipas Ermionës, ajo nuki e dinte që loja kishte filluar, ndaj e hoqi litarin.
Sapo grupi i Luizit “dështoi”, Kristi tha se ata duhet të “sakatojnë” Ermionën, e cila ishte shkaktare për humbjen e grupit të saj.
Olta nga ana tjetër, i tha grupit të saj që duhet të tregohen shumë vigjilentë që Kiara dhe Valbona mos të takohen me Luizin.