“Ishte shumë e shpifur”/ Keisi për Ermionën: Më stresoi shumë

Ishte shumë e shpifur/ Keisi për Ermionën: Më stresoi shumë

Keisi e cilësoi sjelljen e Ermionës si shumë të shpifur. Teksa po bisedonte me Nitën dhe Diolën, ajo i tha vajzave se debati me Ermionën  e stresoi shumë.

Keisi shtoi se mezi u përmbajt dhe nuk tha ndonjë fjalë që nuk duhej, edhe pse Ermiona foli shumë keq me të, duke i thënë “Po ik moj”.

Nita e këshilloi Keisin të ruajë qetësinë, pasi rrugëtimi i saj është i gjatë dhe nuk duhet ta humbasë durimin që tani.

Keisi tha se ai ishte moment shumë delikat, por e mbajti veten. Sipas saj, Ermiona “dëmton” imazhin me atë debat dhe jo ajo.