Loja me litar, Olta i kërkon Kiarës mos të takojë Luizin: Të ndikon
18:54 - 16.02.2023
Të dyja grupet u lidhën me litar në oborr dhe nisën provën e javës.
Pjesë e grupit të Oltës janë Kristi, Armaldo, Kiara, Valbona, Keisi, Nita. Ndërsa në grupin e Luizit janë pozicionuar Dea, Diola, Tani, Beati, Ermiona dhe Bledi.
Përpara nisjes së sifdës, Olta i kërkoi Kiarës që të mos e takojë Luizin, pasi sipas saj, ai ndikon në lojën e Kiarës.
Të dyja grupet shkuan në dhomën e ndenjes për të pritur pyetjen e parë që do bëjë Vëllai i Madh.
Grupi i cili reziston deri në fund të provës, do të ketë një avantazh në lojë.