Luizi diskuton me Ermionën: Po më preke kur fle gjumë…

Luizi diskuton me Ermionën: Po më preke kur fle gjumë...

Pasi u zgjuan nga gjumi, banorët dolën të gjithë në oborr për të konsumuar kafe, ku një nga bisedat që u bë mes tyre, ishte pagjumësia. Fenomen ky, që gjithnjë e më shumë po bezdis pjesën më të madhe të banorëve.

Duke folur me Dean, Valbonën, Bledin dhe disa banorë të tjerë, Ermiona tha se është pa gjumë dhe kjo për shkak të Luizit, pasi ai gërrhet.

Gërrhitja e Luizit, në fakt është kthyer në shqetësim, pasi thuajse të gjithë banorët kanë patur të paktën një herë ankesë.

Teksa ajo po fliste me banorët, Luizi i cili ishte ulur pak më tutje, i tha Ermionës që të jetë hera e fundit që ajo e prek kur ai është në gjumë.

Ermiona e mori si kërcënim dhe reagoi ashpër, por Luizi i tha asaj që nuk është kërcënim, por thjesht po e paralajmëron që të mos përsëritet më si situatë.

Ky i fundit shtoi se as Kiara nuk e ka prekur ndonjëherë në gjumë, e jo më, sipas tij, ta prekë Ermiona.

Luizi i tha asaj se ka një aparat në dhomë, i cili në një farë mënyre frenon gërrhitjen, pasi e ndihmon me frymëmarrjen, por që nuk do e përdorë atë.