“Nuk toleroj asnjë”/ Ermiona i drejtohet Deamishel
21:24 - 16.02.2023

Ermiona ka qenë në “shenjestër” përgjatë gjithë ditës nga banorët, kjo pasi ajo lëshoi litarin në lojë, çka shkaktoi shumë debat në shtëpi.
Kjo e fundit debatoi edhe me Dean, pasi ajo i tha të ketë kujdes me tonin e zërit. Sipas Ermionës, ajo ashtu flet me të gjithë dhe se Dea duhet të përshtatet me tipin dhe karakterin e saj.
Ajo shtoi se situata në shtëpi e ngarkoi shumë dhe sipas saj, nuk mund t’i sulesh një personi vetëm për një lojë.
Dea nga ana tjetër, i tha Ermionës se ajo mund të flasë ashtu me kë të dojë, por jo me të, sepse nuk do ta toleroi në asnjë mënyrë.
Gjatë bisedës, Ermiona i tha Deas se nuk ka nerva ta durojë atë. Dea i tha kësaj të fundit, që nëse ajo nuk ka nerva të flasë, atëherë të dalë nga shtëpia.