Zarfi/ Banorët duhet të ndahen në dy grupe dhe të lidhen me litar për 24 orë

Vëllai i Madh dha një sfidë për banorët, të cilët duhet të ndaheshin në dy grupe. Dy konkurentët e preferuar për këtë javë, Luizi dhe Olta ishin liderët e grupeve dhe ata duhet të zgjidhnin nga një banor për grupin e tyre.
Një herë duhet të zgjidhte Luizi dhe një herë Olta. Secili grup duhet të qëndronte i lidhur me litar për 24 orë, madje edhe gjumin duhet ta bënin të lidhur.
Sa i përket nevojës për të shkuar në tualet, Vëllai i Madh ka bërë një përjashtim. Banori i cili dëshiron të kryejë nevojat personale, futet me gjithë litar brenda dhe pjesa tjetër e grupit qëndron jashtë derës.
Në monitorin që ndodhet në dhomën e ndjenjes, do shfaqen disa pyetje që kanë lidhje me banorët dhe me qëndrimin e tyre në shtëpi.
Nëse banorët nuk do jenë të pranishëm në dhomën e ndenjes në momentin që shfaqet pyetja, ata duhet të vrapojnë drejt saj, të lexojë pyetjen e më pas të shkojnë në oborr dhe të shtypin një pulsant për të dhënë përgjigjen e pyetjes së drejtuar.
Kjo vlen për të dyja grupet. Në rast se njëri grup jep një përgjigje të gabuar, grupit tjetër i jepet mundësia të përgjigjen për të njëjtën pyetje.
Nëse asnjëri grup nuk e di përgjigjen, nuk penalizohet askush dhe sfida do vijojë. Grupi i cili reziston deri në fund të provës, do të ketë një avantazh në lojë.
Ndiqni postimet në vijim për të parë sfidën!