Ermiona për punët e shtëpisë: Këta kanë turp të punojnë!
16:44 - 17.02.2023

Mungesa e pastërtisë në shtëpi, ka qenë një nga shqetësimet e Valbonës në krye të herës. Që ditën e parë kur ajo u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother, nisi ankesat për papastërtinë e shtëpisë.
Historia, u përsërit me hyrjen e Ermionës, e cila njëjtë si Valbona, kishte ankesa për punët e shtëpisë dhe parregullësinë.
Ato të dyja duke pastruar në oborr, ironizuan vajzat e shtëpisë. Në fakt, ishte Ermiona ajo që tha se ato vetëm dijnë të bëjnë make-up gjithë ditën dhe sipas saj, kanë turp të bëjnë punët e shtëpisë.
Bashkë me to, ishte edhe Luizi, i cili po pastronte tavolinën në oborr, ku banorët ulen për të pirë kafe.