Kristi-Ermiona është rrezik për ty/ Olta-Nuk e llogaris fare!
18:58 - 17.02.2023

Debatet e shumta mes Oltës dhe Ermionës dy ditët e fundit, kanë shtyrë Kristin të mendojë se ajo mund t’ja marrë protagonizmin Oltës.
Madje, ai mendon se Ermiona paraqet rrezik për Oltën, pasi sipas tij, ka gjasa për të shkuar në finale.
Olta nga ana tjetër, tha se Ermionën nuk e llogarit fare dhe se rreziku i vetëm që ajo mund të hasë gjatë rrugës për në finale është vetëm Kristi.
Ky i fundit i tha Oltës se ajo duhet ta ketë problem Luizin, por ajo tha që Luizin nuk e ka “frikë” si kundërshtar.
Ermiona nga ana tjetër, duke folur me Bledin dhe Beatin, tha se Olta i ka shumë të rafinuara provokimet. Madje ajo dhe Bledi, nisën të flinin me ironi për profesionin e saj.