Kristi-Oltës: Luizi e ka me ty, me mua s’ka ku të shkoj

Kristi-Oltës: Luizi e ka me ty, me mua s'ka ku të shkoj

Kristi i tha Oltës se ajo pa Luizin është asgjë në këtë shtëpi. Sipas tij, nëse Luizi del nga shtëpia, Olta është një hiç aty, pasi ata merren gjithë kohën vetëm me njëri-tjetrin.

Kristi i tha Oltës se fakti që ajo nuk e nxjerr në nominim Luizin, do të thotë që ajo do ta mbajë atë brenda në shtëpi.

Olta tha se ajo e  di që nuk mundet dot ta nxjerrë Luizin dhe jo se nuk e do diçka të tillë.

Nga ana tjetër, Kristi u shpreh se Luizi ka të drejtë kur thotë që Olta po ia “fut” atij. Në fakt, kjo e fundit nuk e kundërshtoi atë që tha Kristi.

Kristi madje shtoi se Luizi dhe Olta, po jetojnë me njëri-tjetrin në shtëpi. Ai tha që edhe pse Luizi merret me Armaldon, apo me dikë tjetër, ai merret kot, pasi të gjithë lojën e ka me Oltën.