Luizi dhe Olta u tregojnë për misionin banorëve/ Pas hedhjes në pishinë, humbasin imunitetin
18:29 - 17.02.2023

Pasi të gjithë banorët u hodhën në pishinë, Luizi dhe Olta i treguan atyre misionin e fshehtë, që ia caktoi Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit.
Misioni sekret konsistonte në hedhjen e banorëve në pishinë, por me dëshirën e tyre, pa u imponuar apo shtyrë nga dikush tjetër.
Nëse Olta dhe Luizi do ia arrinin qëllimit, banorët e rinj, Bledi, Ermiona, Beati, Keisi dhe Tani nuk do të kishin më imunitet, që do të thotë mund të nominohen të shtunën.
Luizi dhe Olta hipën mbi kolltuk dhe ia treguan këtë plan banorëve. Reagimi i tyre ishte epik.
Ndiqni videon për të parë sesi e pritën banorët këtë lajm.