“Do hidhem nudo në pishinë në shenjë proteste”/ Bledi ironizon Oltën
Debati mes banorëve të rinj dhe banorëve të vjetër, vijoi për rreth 30 minuta gjatë spektaklit. Bledi debatoi me Oltën, ndërsa Valbona me Diolën.
Bledi: Ne nuk kemi pasur të drejtat më minimale. Ka qenë një frymë aq e tendosur sa nuk di.
Olta: Në ditët e para kur Bledi ishte sëmurë i kam shkuar te krevati disa herë. I kam matur temperaturën, i kam skuqur dy kokra vezë.
Bledi: Një herë ke ardhur. Mos gënje. Po mashtron, doje të më rekrutoje. O teatri… Arbana do hidhem nudo në pishinë në shenjë proteste. Ua ua ua, çfarë teatri.
Kristi: Është kontradidë e gjithë situata.
Luiz: Barrier çdo banori që vjen, absolutisht. Pasi nuk pranoj që kushdo që vjen këtu, të vijë me strategji dhe të më sulmojë.
Kristi: Banorët e rinj që futen kanë patur shumë sukses këtu dhe ankohen për barrierat tona. Bledi t’i jeton me barrierat tona. Duhet t’i thyesh.
Valbona: Jam shumë e lodhur dhe e ofenduar nga të gjitha llojet e mënyrave. Jam shumë e lodhur. Këto muhabetet jashtë krahëve, po më shqetësojnë jashtë mase shumë. Kam tre netë që nuk fle, sepse Nita dhe Diola qeshin poshtë jorganit, që të më provokojnë mua. Mua mos ma bëj gishtin ashtu. Në atë moment, unë bëra një urë, në shenjë respekti ndaj një femrë. Mu thye besimi. Diola dhe Armaldo e bënë që unë të ndihesha keq. Po kërkoj gjërat më minimale, dy orë gjumë po kërkoj.
Diola: Unë sinqërisht nuk e kam parë Armaldon. Në asnjë lloj momenti nuk e kam parë që Maestro më ka shkelur syrin. Nuk mbaj përgjegjësi çfarë bën Armaldo.
Valbona: Më ke provokuar. Mua nuk më nxjerr dot nga vetja.
Diola: Unë nuk nxis debate. Realisht nuk e kam parë. Dhe madje, i shkova nga mbrapa dhe i thash nuk e kam parë. Kemi dy net që ne qeshim me një humor me Nitën, vetëm dy net. Është e vërtetë dhe në mënyrë absolute nuk ka qenë e provokuar. Dhe ajo ka qeshur.
Arbër: Për bërthamën, nuk ka një bërthamë të fortë. Unë mendoj që do jenë banorët e rinj ata të cilët do nominojnë banorët e bërthamës.