“Ju më provokoni duke qeshur poshtë jorganit”/ Valbona diskuton me Diolën dhe Nitën

“Ju më provokoni duke qeshur poshtë jorganit”/ Valbona diskuton me Diolën dhe Nitën

Veç debatit mes Bledit dhe Oltës, Valbona kishte “rezerva” për Nitën dhe Diolën. Sipas saj, ajo ka tre netë pa gjumë, për shkak se dy vajzat pëshpërisin e qeshin me të madhe poshtë jorganit. Kjo situatë ka shqetësuar Valbonën, e cila u ndje e ofenduar që Nita dhe Diola, nuk tregojnë respekt për të, në kohën kur ajo është në gjumë.

Valbona: Jam shumë e lodhur dhe e ofenduar nga të gjitha llojet e mënyrave. Jam shumë e lodhur. Këto muhabetet jashtë krahëve, po më shqetësojnë jashtë mase shumë. Kam tre netë që nuk fle, sepse Nita dhe Diola qeshin poshtë jorganit, që të më provokojnë mua. Mua mos ma bëj gishtin ashtu. Në atë moment, unë bëra një urë, në shenjë respekti ndaj një femrë. Mu thye besimi. Diola dhe Armaldo e bënë që unë të ndihesha keq. Po kërkoj gjërat më minimale, dy orë gjumë po kërkoj.

Diola: Unë sinqerisht nuk e kam parë Armaldon. Në asnjë lloj momenti nuk e kam parë që Maestro më ka shkelur syrin. Nuk mbaj përgjegjësi çfarë bën Armaldo.

Valbona: Më ke provokuar. Mua nuk më nxjerr dot nga vetja.

Diola: Unë nuk nxis debate. Realisht nuk e kam parë. Dhe madje, i shkova nga mbrapa dhe i thash nuk e kam parë. Kemi dy net që ne qeshim me një humor me Nitën, vetëm dy net. Është e vërtetë dhe në mënyrë absolute nuk ka qenë e provokuar. Dhe ajo ka qeshur.

Arbër: Për bërthamën, nuk ka një bërthamë të fortë. Unë mendoj që do jenë banorët e rinj ata të cilët do nominojnë banorët e bërthamës.