Banorët ankohen për papastërtinë, diskutojnë me njëri-tjetrin
14:36 - 20.02.2023

Mëngjesi i sotëm i gjeti sërish banorët duke diskutuar për papastërtinë në shtëpi. Valbona ka qenë zëri më kritik, sa i përket rrëmujës dhe mungesës së pastërtisë në shtëpi.
Duke biseduar me Beatin dhe Nitën sot në mëngjes, ajo u shpreh se banorët thjesht përtojnë t’i sistemojnë gjërat në vendin e vet dhe jo se nuk dinë se si bëhet.
Ajo shtoi se nuk i bën më përshtypje papastërtia në shtëpi.
Nga ana tjetër, Armaldo dhe Kiara në të njëjtën kohë që po pastronin, po bënin edhe provat për shfaqen “Pallati 176”.