Banorët bëjnë provat për shfaqjen “Pallati 176”

Banorët bëjnë provat për shfaqjen “Pallati 176”

Vëllai i madh ditën e djeshme futi në shtëpi një zarf të bardhë. Banorët do të vazhdojnë traditën e nisur nga vjet.

Ata do të vendosin në skenën e shtëpisë së Big Brother,  shfaqjen  Pallati 176.

Rolet do të përcaktohen nga vetë banorët. Gjatë këtyre ditëve banorët do të mësojnë skenarin dhe të bëjnë provat.

Interpretimi final i shfaqjes do të bëhet nesër, në prime-n e së martës.

Kiara, Armaldo dhe Ermiona kanë nisur të zhvillojnë provat pasditen e sotme.