“Ke zë ti?”/ Ermiona revoltohet nga pyetja e Oltës: Ngacmim idiot!

Ke zë ti?/ Ermiona revoltohet nga pyetja e Oltës: Ngacmim idiot!

Një debat i nxehtë ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Oltës dhe Ermionës, teksa të dyja ishin ulur në oborr dhe po bisedonin bashkë me një pjesë tjetër të banorëve.

Ermiona po fliste për eksperiencën e saj të një festivali, kur do përgatitej për të kënduar një këngë. Olta e pyeti atë nëse ajo ka zë apo jo, pasi kjo e fundit  nuk ishte në dijeni të faktit, që Ermiona është këngëtare.

Kjo e fundit u acarua nga pyetja e Oltës dhe u ngrit nga kolltuku, ndërsa e cilësoi pyetjen e Oltës si ngacmim “idiot”.

Ermiona e mori si ngacmim pyetjen e Oltës, pasi sipas saj, ajo do mund të kishte dëgjuar të paktën një herë për të, pasi ka kënduar në shumë festivale.

Ndonëse Olta u përpoq t’i shpejgonte se pyetja nuk ishte e qëllimshme dhe se nuk e dinte që ajo ishte këngëtare, Ermiona reagoi ashpër dhe u largua.