“Dashuri me shikim të parë”/ Olta dhe Armaldo komentojnë marrëdhënien Krist-Keisi

Dashuri me shikim të parë/ Olta dhe Armaldo komentojnë marrëdhënien Krist-Keisi

Pëlqimi i papritur mes Kristit dhe Keisit, u komentua nga Olta dhe Armaldo.

Olta ishte ajo që vuri në dyshim pëlqimin që Kristi ka për Keisin. Sipas saj, ai ishte shumë i përfshirë në lojë dhe ky pëlqimi i papritur për Keisin, i duket i çuditshëm.

Armaldo tha se mbasë kjo ka qenë dashuri me shikim të parë, por komenti i Maestros u ironizua nga Olta.

Armaldo tha se mbase ata kanë rënë në dashuri me shikim të parë dhe se ndjenjat e tyre po i shprehin tani.

Olta u shpreh se tani do kenë një dasmë belge, duke nënkuptuar që do “martohet “Kristi me Keisin. Sipas tyre, ata të dy po e shfrytëzojnë këtë situatë për lojë.