“Je personi i fundit që mund të godisja”/ Valbona sqarohet me Luizin

Je personi i fundit që mund të godisja/ Valbona sqarohet me Luizin

Vendimi i Valbonës për të zgjedhur Oltën lidere të shtëpisë, preku dhe nervozoi shumë Luizin. Dihet që ai dhe Olta janë kundërshtarë të fortë në lojë, për këtë arsye, Luizi nuk dëshiron që ajo të ketë asnjë avantazh.

Fakti që vota u dha nga Valbona, e cila është një prej “mikeve” më të afërta të Luizit në shtëpi, e ka mërzitur shumë atë. Për këtë arsye, votimi për liderin e shtëpisë u shoqërua me shumë debat mes atyre të dyve ditën e djeshme.

Valbona nuk po e përballonte dot “presionin” dhe shkoi të shtrihet në krevat. Luizi u ul pranë saj dhe u përpoq që ata të sqaroheshin.

Ai i tha Valbonës që ajo nuk  ka bërë ndonjë gjë që të ketë frikë të përballet me të, por thjesht donte që t’i shpjegontre arsyen që pse e votoi Oltën.

Valbona i tha Luizit se ai është personi i fundit në shtëpi, që ajo mund të godiste dhe se zgjedhja e saj ishte pa asnjë qëllim të keq.