“Pse nuk i thotë gjërat troç?”/ Banorët bisedojnë për Valbonën 

Pse nuk i thotë gjërat troç?/ Banorët bisedojnë për Valbonën 

Zgjedhja e liderit të shtëpisë ditën e djeshme, krijoi debat mes Luizit dhe Valbonës, pasi kjo e fundit votoi Oltën që të bëhej lidere.

Luizi i kërkoi llogari Valbonës që pse ajo votoi për Oltën, në një kohë kur ajo e di mirë se çfarë ka bërë Olta në shtëpi, ndërsa përmendi edhe rastin më të fundit që dërgoi në nominim atë edhe Kiarën.

Valbona i tha atij se përgjigjen do e marrë në Prime dhe se nuk e kishte kuptuar zarfin që vota mund të shkonte edhe për djemtë.

Mbrëmjen e kaluar, teksa Luizi po bisedonte me Kiarën dhe Ermionën, kjo e fundit tha që Valbona nuk i thotë gjërat hapur ashtu siç vërtetë janë.

Luizi u shpreh se Valbona ka frikë nga vendimi që ajo mori, për këtë arsye justifikohet kot.